Allegri: Kemi nevojë për fitore me vuajtje

Futboll

Allegri: Kemi nevojë për fitore me vuajtje

Më: 6 mars 2022 Në ora: 21:31
Allegri: Kemi nevojë për fitore me vuajtje

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, është i lumtur me fitoret që po kthejnë skuadrën e tij në grupin e skuadrave pretendente për titullin.

Por sipas tekniku, ekipi duhet të mësohet me vuajtjet, siç ndodhi sot me suksesin 1-0 ndaj Specias.

“Sot kemi bërë një ndeshje të mirë në pjesën e parë, që duhej të mbyllej me dy gola avantazh.

Në pjesën e dytë ishim pak më të lodhur, për shkak të mungesave apo edhe për shkak të kalendarit të ngjeshur.

Kemi nevojë për fitore me vuajtje që të arrijmë te triumfet e mëdha. Djemve nuk kam çfarë t’u them, ishte e rëndësishme që të arrinim kuotën e 53 pikëve dhe të përgatiteshim për ndeshjet me Sampdorian, Vijareal dhe Salernitanën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Nuk kam parë kurrë një skuadër të fitojë gjithmonë lehtësisht. Ambienti nuk ishte mësuar me fitoret me vuajtje, por edhe në 5 vitet e mia të para kemi bërë të tilla dhe është normale që të jetë kështu. E rëndësishme është të mos dorëzohesh”, tha Alegri pas duelit të sotëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat