Kahn pranon gjithçka

Futboll

Kahn pranon gjithçka

Më: 8 mars 2022 Në ora: 15:54
Haaland

Oliver Kahn, presidenti i Bayern Munich, nuk është fshehur dhe ka pranuar se është takuar me menaxherin Mino Raiola. Nuk ka patur një bisedë për një lojtar në veçanti edhe pse emri i Erling Haaland vazhdon të jetë shumë i pranishëm në zërat e merkatos së bavarezëve.

Duke folur për Sky Deutschland, ish-legjenda e klubit gjerman dhe e Gjermanisë ka thënë:

“A jam takuar me Raiola-n? Po, është e vërtetë. Por këtë javë kam qenë edhe në Londër… Udhëtoj shumë në Europë dhe është normale të takohem me disa menaxherë. Megjithatë, nuk do të flas publikisht për përmbajtjen e bisedave tona”, ka thënë Kahn.

Për Haaland: “Çfarë mund të them. Luan për Borussia Dortmund d he në këtë moment është i dëmtuar. Kam thënë gjithmonë se nuk më pëlqen të flas për lojtarë të klubeve të tjerë”.

Nga një sulmues te një tjetër, por këtë herë që vesh fanellën e Bayern-it:

“E ardhmja e Lewandowski-t? Kam thënë më parë se duam të zhvillojmë biseda për rinovimet e disa lojtarëve që e meritojnë dhe për rrjedhojë edhe Robert është i përfshirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat