Me Kroos dhe Mbappe në dyshim, ja formacionet e mundshme të Realit dhe PSG-së

Futboll

Me Kroos dhe Mbappe në dyshim, ja formacionet e mundshme të Realit dhe PSG-së

Më: 9 mars 2022 Në ora: 10:27
Ilustrim

Sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu” do të zhvillohet derbi mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germain, ndeshje kjo e kthimit në fazën e eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë që u zhvillua në stadiumin “Parc des Princes” përfundoi me fitore të PSG-së, ku ky i fundit e mposhti me rezultati minimal 1:0 Realin përmes golit të Kylian Mbappe.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Reali e mposhti me rezultat 4:1 Real Sociedadin, ndeshje kjo e vlefshme për La Ligan spanjolle, kurse në Ligën 1 të Francës, PSG u mposht 1:0 nga skuadra e Nice.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Realin nuk do të paraqiten Casemiro dhe Ferland Mendy, kurse te PSG do të mungojnë Herrera, Kurzawa dhe Ramos.

Ndërkaq, në dyshim për ta filluar ndeshjen nga minuta e parë janë Kylian Mbappe dhe Toni Kroos, dhe si do dukeshin formacionet e mundshme pa ta i gjeni më poshtë.

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Marcelo; Camavinga, Valverde, Modric; Asensio, Benzema, Vinicius Jr

Paris Saint-Germain (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes; Pereira, Gueye, Verratti; Di Maria, Messi, Neymar

21:00 Real Madrid – Paris Saint-Germain (Stadiumi Santiago Bernabeu)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat