Shqiptari vendos kushte për të rinovuar

Futboll

Shqiptari vendos kushte për të rinovuar

Më: 9 mars 2022 Në ora: 12:46
Shqiptari vendos kushte për të rinovuar

Dilema te Lazio për sezonin e ardhshëm. E ardhmja e Thomas Strakoshës është në diskutim këto ditë.

Nëse Pepe Reina me siguri do të largohet, portieri shqiptar është i hapur për rinovim, por me kushtet e tij.

Ai kërkon bonus nënshkrimi, kontratë e rëndësishme dhe garanci për titullar. 

Claudio Lotito po reflekton për kushtet e vendosura në tavolinë nga Strakosha, ndërkohë që po vlerëson edhe zgjidhje të tjera.

Mes tyre është edhe Marco Silvestri, portieri i Udinese. I lindur në vitin 1991, ai ka një vlerësim rreth 4 milionë euro dhe një pagë në përputhje me parametrat e klubit bardhekaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat