Malisheva ia doli të triumfonte 2-0 ndaj Ballkani në kuadër të javës së 24-të në BKT Superligën e Kosovës.
Trajneri Arsim Thaçi është shprehur tejet i kënaqur me fitoren ndaj një skuadre tejet cilësore, siç është ajo nga Theranda.
“Të fitohet loja kundër një skuadre siç është Ballkani që në stinorin pranveror i ka fituar gjitha ndeshjet, është sukses i dyfishtë. I përgëzoj lojtarët për angazhimin”, ka deklaruar trajneri pas ndeshjes për ArtSport.
“Këto pikë janë edhe siguri shtesë për ndeshjet e ardhshme. Fitorja ndaj Ballkanit tregon edhe forcën e ekipit. Shpresoj që edhe në ndeshjet e ardhshme, lojtarët të kenë angazhimin e njëjtë. Duhet të vazhdojmë dhe ta ndjekim objektivin që është mbetja në elitën e futbollit të Kosovës”".