Drita - Gjilani, formacionet zyrtare

Futboll

Drita - Gjilani, formacionet zyrtare

Më: 10 mars 2022 Në ora: 12:12
Drita - Gjilani, formacionet zyrtare

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy super ndeshje që janë në program për tu zhvilluar, njëra në Gjilan e tjetra në Podujevë.

Sot në program janë edhe dy sfida për tu zhvilluar, ku vëmendja e gjithë adhuruesve të futbollit kosovar është në sfidën Drita – Gjilani.

Derbi i Anamoravës i gjen dy skuadrat në luftën për titull të kampionit, edhe pse Gjilani ka është pesë pikë para Dritës në vendin e dytë.

Ky është derbi i tretë këtë edicion mes dy skuadrave, pasi në dy të parët kishin fituar Gjilani me rezultat të pastër 0-2 dhe 1-0.

Drita synon të kthehet te fitoret në kampionat pasi në këtë sfidë vije pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, derisa Gjilani ka një ecuri të jashtëzakonshme prej 20 fitoreve pa humbje.

Takimi që do të zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan do të gjykohet nga gjyqtari Dardan Çaka.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë.

Llapi pas humbjes nga Ballkani është nikoqir i Drenicës dhe synon të rikthehet te fitorja, derisa kuqezinjtë nga Skenderaj kërkojnë të shkaktojnë një tjetër befasi.

Drita – Gjilani 13:00

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Limani, Balde, Cuculi, Blakçori, Namani, Jashari, Fazliu, Muja, Ajzeraj, Tahiri.

Gjilani: Koliçi, Sorsa, Prekazi, Halili, Hoxha, Useini, Dabiqaj, Musolli, Kelmendi, Progni, Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat