Trajneri i Bayernit: Kundërshtari i sotëm është i fortë dhe i rrezikshëm.

Futboll

Trajneri i Bayernit: Kundërshtari i sotëm është i fortë dhe i rrezikshëm.

Më: 12 mars 2022 Në ora: 13:19

Pas fitores 7:1 në Champions ndaj Salcburgut, Bayerni do të zbresë sërish në fushë këtë herë për kampionat.

Kampionët në fuqi duan që të vazhdojnë ecurinë pozitive në Bundesligë për t’iu afruar dhe më shumë titullit kampion.

Trajneri Julian Nagelsman ishte i bindur në konferencën për shtyp se edhe në Hofenheim skuadra do të japë më të mirën.

"Kundërshtari i sotëm është i fortë dhe i rrezikshëm.

Ata i kanë fituar të katra ndeshjet e fundit dhe kjo statistikë mjafton për ta na motivuar.

Tifozët në fushën e tyre do ta bëjnë dhe më interesante ndeshjen.

Është gjithmonë diçka e mirë kur rikthehesh në vende që ke drejtuar më parë. I jam shumë borxhli Hofenhaimit për atë që më ka dhënë", tha trajneri i Bayernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat