Zyba po vazhdon me paraqitje fantastike

Futboll

Zyba po vazhdon me paraqitje fantastike

Më: 12 mars 2022 Në ora: 17:58
Zyba po vazhdon me paraqitje fantastike

Prishtina ka marrë fitoren e dytë radhazi në edicionin pranveror, teksa kanë mposhtur Ulpianën me rezultat të pastër 2-0.

Qëndrim Zyba dhe Guathier Mankenda u përkujdesën për golat e shënuar që i dhuruan tri pikë shumë të rëndësishme Prishtinës në xhiron e 25-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Zyba ishte i jashtëzakonshëm në paraqitjen e tij sot, duke shënuar gol fantastik në minutën e 53-të të ndeshjes.

Që nga rikthimi i tij nga lëndimi i cili e la jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë, talenti i kryeqytetasve po shkëlqen në fanellën bardhekaltër.

Pas fitore së sotme, tani Prishtina ka arritur në kuotën e 32 pikëve në pozitën e pestë në tabelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat