Vialli: Kam frikë të vdes

Futboll

Vialli: Kam frikë të vdes

Më: 13 mars 2022 Në ora: 11:45
Vialli: Kam frikë të vdes

Gianluca Vialli, i cili po lufton me kancerin pankreatik që prej vitit 2017, ka rrëfyer, se ka frikë të vdes.

 “Kam frikë të vdes dhe nuk e di se çfarë do të jetë në anën tjetër. Por koncepti i vdekjes nevojitet për të kuptuar dhe vlerësuar jetën”.

Ish-futbollisti i Cremonese, Sampdoria, Juventus dhe Chelsea, i cili është 57 vjeç dhe i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur që në vitin 1999, ia bën këtë zbulim Alessandro Cattelan në dokumentarin ‘Una semplice domanda’ (Një pyetje e thjeshtë) që do të publikohet më 18 mars.

Gazeta ‘La Gazzetta dello Sport’ publikon disa pjesë nga dokumentari, që i ka botuar edhe e përjavshmja ‘Oggi’.

“E kuptoj se koncepti i vdekjes shërben për të kuptuar dhe vlerësuar jetën,- reflekton Vialli. – Ankthi se nuk mund të përfundojë te gjërat që dua të bëj, por te fakti, që jam super i emocionuar për të gjitha projektet që dua të bëj. E kam thënë, është diçka për të cilën ndihem shumë me fat,”- shpjegon asistenti i Roberto Mancinit në kombëtaren e Italisë.

Duke kujtuar luftën e tij kundër kancerit, Vialli beson, se “sëmundja nuk ka të bëjë ekskluzivisht me vuajtjen: ka momente të mrekullueshme”.

“Jeta përbëhet 20 për qind nga ajo që ju ndodh dhe 80 për qind nga mënyra se si reagoni ndaj asaj që ndodh. Dhe sëmundja mund t’ju mësojë shumë për atë që jeni, mund të jetë një mundësi. Nuk them derisa deri në atë pikë sa të jem mirënjohës për kancerin, eh…”,- shprehet ish-futbollisti, i cili përherë përpiqet të tregohet optimist në luftën e tij për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat