Rikthehet në stërvitje

Futboll

Rikthehet në stërvitje

Më: 13 mars 2022 Në ora: 13:47
Rikthehet në stërvitje

Julian Nagelsmann ka marrë një lajm fantastik. Alphonso Davies ka lënë pas problemet me zemrën dhe sot është rikthyer në stërvitje me Bayern Munchen.

Anësori i majtë kanadez, u infektua me Covid-19 më 5 janar dhe pak ditë më vonë kontrollet mjekësore zbuluan probleme në zemrën e 21-vjeçarit.

Covid-19 është shkaktar i zakonshëm i miokarditit, që është inflamacion i indit muskulor të zemrës.

“Ai duhet të shërohet, patjetër që ka nevojë për kohë”, deklaroi atëherë Nagelsmann.

“Raketa” e krahut të majtë është shfaqur i lumtur gjatë stërvitjes së sotme me trajnerin e fitnesit, teksa së shpejti pritet të bashkohet edhe me pjesën tjetër të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat