Dukagjini ndal një pikë në duel me Dritën

Futboll

Dukagjini ndal një pikë në duel me Dritën

Nga: K.G. Më: 13 mars 2022 Në ora: 14:53
Pamje nga ndeshja, foto FC Drita

Dukagjini nga Klina ndal një pikë në duel me Dritën nga Gjilani. 

Te dy skuadrat luftuan me mish e më shpirt deri në fund, por munguan golat, duke përfunduar takimi baras (0:0).

Për Dukagjinin është një pikë e madhe në luftë për ekzistencë, ndërsa Drita ngec në hap për titull.

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, e presin sfidat e mëdha në takimet e radhës.

Dukagjini renditet në vend të tetë me 26 pikë e Drita në të tretin me 43 pikë, 8 me pak se lideri Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat