Hasani: Jemi mësuar të luajmë në fusha të këqija

Futboll

Hasani: Jemi mësuar të luajmë në fusha të këqija

Më: 13 mars 2022 Në ora: 19:37
Hasani: Jemi mësuar të luajmë në fusha të këqija

Edon Hasani është kthyer përsëri protagonist në Superiore, duke qenë një nga liderët e Kastriotit që po bën mirë dhe javë pas jave, po i largohet gjithnjë e më shumë fundit. Lojtari la në mes ndeshjen ndaj Teutës të fituar 1-0, për shkak të një dëmtimi, por sqaroi në “Gol pas Goli” se do të bënte kontrollet e shpresonte që të mos kishte probleme të mëdha e të ishte i gatshëm që në javën e ardhshme.

Ai sigurisht foli edhe për ecurinë e ekipit, duke theksuar se skuadra po bënte gjithçka mirë për të siguruar sa më parë mbijetesën të cilën e krahasoi me luftën për titull, duke theksuar se është më e vështirë.

“Ne do i marrim ndeshjet me radhë, që kur ka ardhur trajneri vazhdojmë kështu. Trajneri punon shumë mirë, i kemi gjërat shumë të qarta kur futemi në fushë dhe na ndihmon shumë. Kemi më shumë besim. Kemi pasur probleme në ndeshjet jashtë, por si luajmë në fushën tonë, kemi luajtur edhe sot. Ishim cinikë dhe morëm pikët, se ato kanë rëndësi sot, jo loja.

Pozicioni ku luaj është vendim i trajnerit, në çdo vend është gjë e punuar në stërvitje. Për mua është njëlloj, rëndësi ka të jap kontributin tim dhe të fitojë ekipi.

Unë kam ardhur te Kastrioti dhe kemi si detyrë ta shpëtojmë. Për mua është e njëjta përgjegjësi si të dalësh kampion si me Tiranën. Gjithashtu, jo të shpëtoj unë, por të gjithë të shpëtojmë një eklp për të mos rënë, për mendimin tim është ndjesi e njëjtë si të dalësh kampion, ashtu edhe të mos dalësh nga kategoria. Është edhe më e vështirë siç kanë ardhur gjërat.

Shkodranët në fushë? Ne ishim 3, edhe pse Zogaj është lezhjan por ka luajtur disa vite këtu, ndërsa ata kishin Hebajn. Ne e kemi marrë edhe si favor që sikur jemi duke luajtur në shtëpinë tonë. Fusha ishte pak e keqe meqë u luajt dje ndeshje, por jemi mësuar pak a shumë me fusha të këqija se edhe në Kamëz nuk është e mirë, por po përshtatemi”, tha Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat