Real Madridi vazhdon me fitore, mposht Mallorca-n e Muriqit

Futboll

Real Madridi vazhdon me fitore, mposht Mallorca-n e Muriqit

Më: 14 mars 2022 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Real Madridi ka bërë një tjetër hap të madh drejt titullit, pasi sonte regjistroi fitoren e katërt radhazi në La Liga dhe rriti diferencën me Sevillan.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti fitoi pastër në udhëtim te Mallorca me rezultatin 0:3.

Të tre golat nga “Los Blancos” u shënuan në pjesën e dytë, derisa edhe sonte Karim Benzema regjistroi një paraqitje të shkëlqyeshme.

Sulmuesi francez shënoi dy gola në minutat 76 dhe 82. Kapiteni i madrilienëve golin e parë personal e shënoi nga pika e bardhë.

Para dy golave të Benzemas, kishte shënuar sulmuesi brazilian, Vinicius Jr, në minutën e 55-të.

Vlen të theksohet se Vedat Muriqi ishte titullar dhe luajti tërë ndeshjen sonte te skuadra vendase.

Pas 28 xhirove, Real Madridi prin në tabelë tani me 66 pikë, dhjetë më shumë se Sevilla e pozitës së dytë.

Kurse, Mallorca ndodhet në pozitën e 16-të me 26 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat