Gallagher pas barazimit ndaj City: Nuk mund të flas, nuk po më mbajnë këmbët

Futboll

Gallagher pas barazimit ndaj City: Nuk mund të flas, nuk po më mbajnë këmbët

Më: 15 mars 2022 Në ora: 08:51
Gallagher pas barazimit ndaj City: Nuk mund të flas, nuk po më mbajnë këmbët

Crystal Palace kanë bërë një paraqitje heroike mbrëmë ndaj Manchester City, me fatin që ishte në anën e tyre.

Skuadra e Patrick Vieira mori një barazim pa gola, falë një angazhimi maksimal në fushën e blertë.

Lojtarët e Crystal Palace vrapuan shumë, dhe këtë më së miri e dëshmon deklarata e Conor Gallagher pas ndeshjes.

“Unë nuk i ndjej dot këmbët e mia. Të gjithë djemtë punuan shumë, dhamë gjithçka dhe jam krenar me skuadrën”, ka thënë Gallagher.

“Kam vështirësi të flas, këmbët e mia kanë vdekur”, shtoi lojtari pas ndeshjes.

Gallagher mbuloi 12.5 kilometra me vrapim gjatë mbrëmjes së kaluar duke qenë kështu lojtari që vrapoi më së shumti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat