Shkarkohet nga Vllaznia, Brdariç e komenton në Gjermani

Futboll

Shkarkohet nga Vllaznia, Brdariç e komenton në Gjermani

Më: 15 mars 2022 Në ora: 14:55
Shkakrkohet nga Vllaznia, Brdariç e komenton në Gjermani

Thomas Brdariç nuk është më trajneri i Vllaznisë.

Klubi vendosi që të mbyllte bashkëpunimin me gjermanin pas mungesës së rezultateve dhe njëkohësisht uljen e kreditit në publik që kishte nisur që nga koha kur në intervistat për mediat gjermane paraqitej si “Zot”.

Në një koment të shkurtër për “Presse-Agentur”, Thomas Brdariç është parë shumë i surprizuar nga vendimi i klubit të Vllaznisë.

“Ka vendimet në futboll që nuk mund t’i kuptosh dot gjithmonë.

Më duhet ta përtyp këtë situatë në fillim dhe të shoh se çfarë do të ndodh më vonë”, u shpreh Brdariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat