Nisin kontaktet e para mes palëve

Futboll

Nisin kontaktet e para mes palëve

Më: 16 mars 2022 Në ora: 11:09
Conte

Paris Saint Germain dhe Antonio Conte, një martesë që mund të celebrohet këtë verë dhe premisat janë të shumta. Pas dështimit të radhës në Ligën e Kampionëve, klubi kryeqytetas ka vendosur të shkëputë marrëdhëniet me Pochettinon dhe ka identifikuar Conten si njeriun e duhur për pankinën.

Palët kanë qenë pranë njëra-tjetrës edhe në sezonet e kaluara, por asnjëherë nuk ka pasur “tym të bardhë”, që mund të vijë që këtë verë, pavarësisht se tekniku italian është nën kontratë me Tottenham.

Conte e ka shprehur shumë herë pakënaqësinë me situatën në klubin londinez, ku gjasat për të arritur një vend në zonën Champions janë minimale dhe dëshira e tij për të vijuar punën po venitet nga java në javë.

Ndërkohë mediat bëjnë me dije se tekniku italian ka edhe një klauzolë në kontratën me Tottenham, që i lejon të largohet menjëherë në verë dhe është gati ta shfrytëzojë për t’u transferuar në Paris.

Leonardo ka nisur tashëm kontaktet e para me Conten dhe në ditët e ardhshme biseda pritet të bëhet më “e nxehtë” dhe konkrete, teksa edhe Fabio Paratici ka pranuar se trajneri italian mund të lërë Tottenhamin në verë.

“Conte te PSG? Është një pyetje që duhet t’ia bëni atij. Bëhet fjalë për një trajner të madh, që ka punuar shumë mirë në klubet ku ka qenë dhe natyrisht që mundësitë për të janë të pafundme”, u shpreh Paratici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat