Chelsea, del emri i një blerësi të ri

Futboll

Chelsea, del emri i një blerësi të ri

Më: 16 mars 2022 Në ora: 18:32
Chelsea, del emri i një blerësi të ri:

Chelsea po përballet me disa probleme financiare pas lamtumirës së ish-pronarit Roman Abramovich. Në orët e fundit, duket se një blerës e ka seriozisht dhe është gati të bëjë një ofertë zyrtare për të blerë Blues.

Në fakt, është lajmëruar oferta e parë zyrtare për të blerë klubin e veriut të Londrës: është ajo që po përgatiten të formulojnë Ricketts, familja amerikane që zotëron skuadrën e bejsbollit Chicago Cubs.

Kjo është komunikata me të cilën është paralajmëruar krijimi i një grupi për blerjen e klubit:

“Familja Ricketts, pronare e Chicago Cubs, është në gjendje të pohojë se do të jetë në krye të një grupi investimi që do të bëjë një ofertë zyrtare për blerjen e Chelsea Football Club këtë të premte (18 mars).

“Në cilësinë e aksionarëve për një kohë të gjatë në një klub sportiv me vlerë historike, familja Ricketts dhe partnerët e saj e kuptojnë rëndësinë për të investuar për suksesin në fushë, duke respektuar traditat e një klubi, tifozët dhe komunitetin lokal. Presim me padurim të ndajmë detaje të tjera të planeve tona”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat