​UEFA e godet sërish Chelsean, ja sanksioni i radhës

Futboll

​UEFA e godet sërish Chelsean, ja sanksioni i radhës

Më: 16 mars 2022 Në ora: 19:24
Chelsea

Në pritje të ndeshjes së orës 21:00 kundër Lille, Chelsea ka marrë një sanksion të ri nga UEFA.

Skuadra e Thomas Tuchel do të garojë për t'u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe rast të kualifikimit, klubi anglez nuk do të mund të llogarisë në kontributin e tifozëve të tij, por vetëm te abonentët vjetor. Pra do të ketë ndalim të shitjes së biletave, ashtu siç ndodhi edhe në Premier Ligë për këtë skuadër.

Lajmi është dhënë ngë UEFA e cila përmes një deklarate të lëshuar në faqen zyrtare ka thënë:

"Chelsea nuk do të jetë në gjendje të shesë bileta për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kampionëve në shtëpi këtë sezon pasi Roman Abramovich zotëron klubin dhe sanksionet e BE-së janë në fuqi".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat