​Kupa e Kosovës, mësohet sot skuadra e fundit gjysmëfinaliste

Futboll

​Kupa e Kosovës, mësohet sot skuadra e fundit gjysmëfinaliste

Më: 17 mars 2022 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Sot do të mësohet edhe skuadra e fundit që do ta kompletojë fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Me fillim nga ora 13:00 do të ballafaqohen Ramiz Sadiku me KEK-un, raporton KosovaPress.

Të mërkurën ndërkohë janë zhvilluar tri ndeshjet tjera të kësaj faze.

Ku Llapi e ka mposhtur Gjilanin me rezultat 2-0, Prishtina triumfoi ndaj Ballkanit me rezultat 2-1 si dhe Drita që e ka eliminuar Ulpianën me rezultat 3-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat