Barcelona mposht Galatasarayn, vazhdon në çerekfinale të Ligës së Evropës

Futboll

Barcelona mposht Galatasarayn, vazhdon në çerekfinale të Ligës së Evropës

Më: 17 mars 2022 Në ora: 20:48
Barcelona

Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Nef” të Stambollit, ku gjigandi katalunas Barcelona ka arritur të sigurojë biletën për në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Barcelona e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 skuadrën e Galatasarayt.

Fillimisht, ishte gjigandi turk ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, ku mbrojtësi Marcao shënon në minutën e 28’ për 1:0.

Golin e barazimit Barcelona e gjeti përmes mesfushorit Pedri, i cili shënon në minutën e 37’ për 1:1, kurse golin e epërsisë për “Blaugranët” dhe të fitores e shënoi sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 50’ të ndeshjes.

Me këtë fitore, Barcelona tani kalon në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Rezultati final i ndeshjes është 2:1 në favor të Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat