Argjentinasi dhe klubi gjithnjë e më larg rinovimit

Futboll

Argjentinasi dhe klubi gjithnjë e më larg rinovimit

Më: 19 mars 2022 Në ora: 11:15
Argjentinasi dhe klubi gjithnjë e më larg rinovimit

Mes çështjes së rinovimit dhe problemeve të shumta fizike, tashmë për Paulo Dybala dhe Juventusin shtohet edhe një tjetër problem që rrit distancën mes palëve.

Futbollisti argjentinas së bashku me Cuadradon i kanë parashtruar një kërkesë trajnerit Massimiliano Allegri për të pasur më shumë liri në orare para ndeshjes së kampionatit me Salernitanën.

Tekniku 54-vjeçar ka menduar ta mbajë skuadrën të grumbulluar në qendrën sportive, ndërsa lojtarët amerikano-jugorë kanë pasur një tjetër ide. Kështu, në cilësinë e zëvendëskapitenit, Dybala ka shkuar të flasë me Allegrin, ndërsa ky i fundit është zhgënjyer nga sjellja e numrit 10 pasi nuk e ka pritur që argjentinasi t’i dalë kundër në një moment të vështirë pas eliminimit nga Champions League.

Tensioni në ambientin e torinezëve është i lartë prej rezultateve zhgënjyese të këtij sezoni, ndërsa nga ana tjetër, shtohet çështja Dybala me drejtuesit e klubit dhe Allegrin që duken gjithnjë e më larg bashkëpunimit për rinovimin e kontratës së 28-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat