Pogba gjithmonë e më afër rikthimit te Juventus

Futboll

Pogba gjithmonë e më afër rikthimit te Juventus

Më: 19 mars 2022 Në ora: 15:40
Pogba gjithmonë e më afër rikthimit te Juventus

Pogba gjithmonë e më afër rikthimit te Juventus!

Mesfushori francez Paul Pogba, 29 vjeç, kontrata e të cilit me Manchester United përfundon këtë sezon, është shumë afër rikthimit në Juventus.

Sipas faqes italiane Calciomercato, futbollisti ka marrë nga Juventus, një propozim page prej 9 milionë euro në vit plus 3 milionë euro bonuse.

Lojtari, mbani mend, iu bashkua skuadrës së të rinjve të Man United, nga Le Havre, në 2009/10, u largua për në Juve në 2012/13 me kosto zero dhe do të kthehej në Old Trafford në sezonin 2016/17, për 105 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat