Simonovski: Kemi ndeshjen me Prishtinën, duhet ta fitojmë 

Futboll

Simonovski: Kemi ndeshjen me Prishtinën, duhet ta fitojmë 

Më: 19 mars 2022 Në ora: 22:45
Simonovski: Kemi ndeshjen me Prishtinën, duhet ta fitojmë 

Ballafaqimi mes Dritës nga Gjilani dhe Prishtinës, do të luhet nesër (13.30), në kuadër të javës së 26-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ndërkaq, sulmuesi i Dritës, Marko Simonovski, vlerësoi skuadrën dhe përkrahjen e vazhdueshme të tifozëve, sikurse edhe përbërjen dhe potencialin e Dritës.

“Nesër kemi ndeshjen me Prishtinën dhe normalisht ne duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Nesër nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por kemi motivin, ne duhet ta shijojme dhe fitojmë ndeshjen. Shpresoj që të shënoj edhe gol pse jo. Unë nuk kam luajtur komplet ndeshjet, ndoshta kjo është arsyeja pse nuk kam shënuar shumë gola.

Po të ekzekutoja më shumë penallti ndoshta do të shënoja më shumë gola, por, për mua është e rëndësishme të fitoj Drita. Jam i lumtur, luaj në ekipin më të mirë në Kosovë, kemi tifozët e mrekullueshëm dhe jam i lumtur e do të vazhdojmë kështu”, ka thënë Simonovski.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, njoftoi se nesër shkak të lëndimeve mungojnë Rron Broja dhe Arbnor Muja, kurse Muharrem Jashari për shkak të kartonëve të verdhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat