Milani shkon drejt titullit

Futboll

Milani shkon drejt titullit

Më: 20 mars 2022 Në ora: 12:52
Milani shkon drejt titullit

Kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje nga fundi i kampionatit italian, Milan udhëheq renditjen me tre pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë ndërsa i është shkëputur edhe nga Interi i vendit të tretë që me një ndeshje më pak se kuqezinjtë, mbetet gjashtë pikë larg “kushurinjve” të qytetit.

Mbrëmjen e së shtunës, të besuarit e trajnerit Stefano Pioli regjistruan një tjetër sukses në transfertë me rezultatin 0-1 falë golit të Bennacer. Dhe, pikërisht ndeshjet jashtë shtëpisë janë një armë e fortë për kuqezinjtë të cilët koleksionuan fitoren e 11-të në këtë sezon larg San Siros.

Kjo ecuri është më e mira në Itali, po ashtu edhe një nga më të mirat në pesë kampionatet elitare të Europës. Në këtë statistikë, hapin e Milanit e ruan vetëm Manchester City që po ashtu ia ka dalë të fitojë në 11 ndeshje jashtë shtëpisë, ndërsa me nga 10 fitore në transfertë mbeten Napoli, Real, Liverpool dhe Chelsea, ndërsa Bayern Munich është ndalur në nëntë fitore jashtë Allianz Stadium.

Për t’u rikthyer te Milani, kuqezinjtë në ndeshjet jashtë kanë grumbulluar 36 pikë nga 66 që kanë në total, ndërsa kanë shënuar 33 gola dhe kanë pësuar 17. Sa i përket ndeshjeve në shtëpi, kanë grumbulluar 30 pikë dhe kanë shënuar 23 gola duke pësuar 12. Edhe në sezonin e kaluar, të besuarit e trajnerit Pioli kanë pasur një ecuri më të mirë në ndeshjet jashtë fushe, por në ndryshim nga vjet, këtë herë shpresojnë që ta mbyllin kampionatin si kampionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat