Daja: Jam shumë i kënaqur me atë çfarë treguam sot

Futboll

Daja: Jam shumë i kënaqur me atë çfarë treguam sot

Më: 20 mars 2022 Në ora: 15:26
Daja: Jam shumë i kënaqur me atë çfarë treguam sot

Ballkani triumfoi në shtëpi ndaj Drenicës me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në BKT Superligën e Kosovës.

Pas triumfit, për ART Sport, ka folur trajneri, Ilir Daja, i cili tha së është shumë i kënaqur me ekipin e tij.

“Në fakt jam shumë i kënaqur me atë çfarë treguam sot, kur dihet qe u përballëm me Drenicën, me një skuader që luan mirë. Vinim pas një mesjave ku luajtëm 120 minuta ndaj Prishtinës.

Ajo çfarë dhanë lojtarët ishte jashtë pritshmërive të mia. Prandaj, e gjithë merita u takon lojtarëve. Të gjithë lojtarët kanë kuptuar që nëse i mbulojmë të dy fazat e lojës, ne mbrojtje dhe në sulm, si një grup kompakt prej 11 lojtarëve qe sulmojnë dhe mbrohen, e kemi më të lehtë. Sot, kishim dy mungesa shumë te rendësishme me Kuçon dhe Gashin.

Shpresojmë që me këto dy javët që kemi pauze t’i rekuperojmë të gjithe lojtarët, në mënyrë që ta kemi një kontigjent lojtaresh të plotë në vijim të kampionatit”, përfundoi Ilir Daja, transmeton Insporti.

Më këtë fitore, Ballkani e sheh veten në pozitën e parë me 54 pikë apo pesë më shumë se Gjilani i dyti, ndërsa Drenica renditet e shtata me 32 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat