​UEFA ia beson FFK-së organizimin e këtij turneu evropian

Futboll

​UEFA ia beson FFK-së organizimin e këtij turneu evropian

Më: 22 mars 2022 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se prej datës 23 deri më 29 mars do të jetë organizatore e turneut të Grupit 5 të rrethit të dytë kualifikues për Kampionatin Evropian 2022 për Kombëtaret U17 në konkurrencën e femrave.

Kjo është hera e parë që UEFA ia ka besuar FFK-së organizimin e një turneu të tillë të ekipeve kombëtare, e ku krahas Kosovës marrin pjesë edhe Gjermania, Austria dhe Sllovenia. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Vashat e Kosovës të drejtuara nga Kushtrim Munishi kanë mbajtur stërvitjen e parë dje në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku është punuar me përkushtim në synimin për një tjetër paraqitje të suksesshme, pasi në vjeshtën e kaluar arritën ta fitojnë grupin kualifikues.

Orari i ndeshjeve

23 mars, 2022

Gjermania – Kosova; stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 11:00

Sllovenia – Austria; stadiumi “Zahir Pajaziti”, ora 15:00

26 mars, 2022

Gjermania – Sllovenia; stadiumi “Zahir Pajaziti” ora 12:00

Austria – Kosova; stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00

29 mars, 2022

Austria – Gjermania; stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 12:00

Kosova – Sllovenia, stadiumi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat