Kur mungon sulmuesi francez

Futboll

Kur mungon sulmuesi francez

Më: 22 mars 2022 Në ora: 17:52
Kur mungon sulmuesi francez

Humbja e rëndë e pësuar nga Real Madrid në El Clasico kundër Barcelona-s duket se e ka bindur presidentin Florentino Perez të përshpejtojë operacionin Haaland.

Sipas Cadena Ser, në fakt, numri një i Los Blancos ka kuptuar se klubi nuk mund të vazhdojë përpara vetëm me Karim Benzema në sulm.

Kur mungon sulmuesi francez, siç ka ndodhur kundër Barcelona-s, atëherë skuadra ka probleme.

Kësaj i duhet shtuar se sulmuesi i Real Madrid është 34 vjeç dhe nuk do të mund të garantojë një rendiment të lartë edhe për shumë kohë.

Për këtë arsye Florentino Perez është gati të hyjë në garë edhe për sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmund, i cili kërkohet edhe nga Manchester City i Pep Guardiola-s.

Ëndrra e presidentit të Real Madrid është ajo që të realizojë në një goditje të dyfishtë të frikshme, Haaland dhe Mbappe në merkaton e verës së ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat