UEFA i jep besim të madh arbitrave të Superiores së Shqipërisë

Futboll

UEFA i jep besim të madh arbitrave të Superiores së Shqipërisë

Më: 23 mars 2022 Në ora: 11:27
UEFA i jep besim të madh arbitrave të Superiores së Shqipërisë

UEFA vazhdon t’i besojë arbitrave të Superiores. Juxhin Xhaja do të ketë një detyrë me jo pak rëndësi në këto kohë të Kombëtareve.

Në ditën e nesërme, gjyqtari i elitës së futbollit shqiptar do të jetë kryesori i takimit Gjermani-Letoni U-21.

Gjermanët janë në vendin e parë të grupit me 15 pikë, po aq sa Israeli, ndërsa në vendin e tretë gjendet Polonia me 13 pikë.

Historia e grupit është tërësisht e hapur për kualifikim, ndërsa si ndihmës të Xhajës do të jenë Denis Rexha dhe Rexhino Mersinasi, ndërsa Adrian Beqiri është gjyqtari i katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat