Interi tenton rinovimin me liderin e mbrojtjes

Futboll

Interi tenton rinovimin me liderin e mbrojtjes

Më: 24 mars 2022 Në ora: 11:47
Interi tenton rinovimin me liderin e mbrojtjes

Një vit më parë si në këtë kohë, Jordan Veretout mund të kishte rinovuar kontratën me Romën me një pagë që kapte shifrën e 4.5 milionë eurove, por në atë periudhë futbollisti e refuzoi ofertën e propozuar nga drejtuesit e klubit verdhekuq.

Por tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar, dhe sot francezi është një lojtarëve që po zhgënjen më shumë nga të gjithë nën drejtimin e Jose Mourinho. Portugezi nuk e konsideron pjesë të projektit të tij dhe për këtë arsye mesfushori do të largohet në fund të sezonit. Klubi italian kërkon 15-18 milionë euro për kartonin e futbollistit, i cili ndiqet nga francezët Marseille.

Pasi siguroi firmën me Marcelo Brozovic (2026), Interi ka nisur nga puna për të rinovuar kontratën edhe me Milan Skriniar. Sipas medieve, në axhendën e administratorit të përgjithshëm ë zikaltërve, Beppe Marotta, çështja kryesore është të blindojë pikërisht futbollistin sllovak.

Mbrojtësi është i lidhur me Interin deri në vitin 2023, por drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë t’i lënë gjërat pezull për në fund, pasi kanë përgatitur ofertën për rinovimin e kontratës me lojtarin.

27-vjeçari, i cili është pjesë e skuadrës zikaltër që nga viti 2017, pritet të firmosë gjatë muajit prill, ku nga kontrata e re do të përfitojë një pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon, po aq se edhe Barella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat