Bayern mposht konkurrencën e Dortmund dhe Bayer Leverkusen

Futboll

Bayern mposht konkurrencën e Dortmund dhe Bayer Leverkusen

Më: 24 mars 2022 Në ora: 15:59
Bayern mposht konkurrencën e Dortmund dhe Bayer Leverkusen

Një vëzhgim prej një viti e gjysmë i ka mjaftuar klubit të Bayern Munich të firmosë me 13-vjecarin Mike Wisdom.

Bavarezët ia kanë dalë të fitojnë konkurrencën me Bajer Leverkusen dhe Borussia Dortmund për djaloshin e talentuar duke qenë se kanë shpenzuar plot 300.000 euro për të, para të cilat kanë mbushur arkën e Borussia Monchengladbach.

Ekspertët e sektorit të të rinjve e cilësojnë Wisdom si një talent të jashtëzakonshëm, teksa ganezi ka aftësinë të përdorë të dyja këmbët pa diferenca mes të majtës dhe të djathtës, ndërsa një tjetër plus janë duelet një për një, ku shpejtësia dhe teknika e 13-vjeçarit është mbresëlënëse.

Kështu, në verë Wisdom do t’i bashkohet ekipit të Bayern U15, teksa futbollisti do të përfitojë 20.000 euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat