Lloris mbron Pochettinon

Futboll

Lloris mbron Pochettinon

Më: 24 mars 2022 Në ora: 18:16
Lloris mbron Pochettinon

Eliminimi i Paris Saint-Germain nga Champions League ka lënë shumë pasoja mes parisienëve. Tifozët nuk kanë patur asnjë mëshirë për skuadrën dhe ambienti nuk është një nga më të mirët.

Për situatën e PSG-së ka folur një ish-lojtar i trajnerit Pochettino në kohën e Tottenham-it. Hugo Lloris, në fakt, ka dalë në mbrojtje të ish-trajnerit të tij, i cili është konsideruar si një nga faj torët kryesorë për dështimin në Europë të Parisit.

“Për mua është e vështirë të jem objektiv, për shkak të marrëdhënies me Pochettino-n, por problemet te PSG nuk mund të vijnë nga një person i vetëm”, ka thënë Lloris.

“Kundër Real Madrid niveli i ndeshjes ka qenë shumë i lartë dhe Paris Saint-Germain ka qenë superior për 150 minuta nga 180, para se të humbte busullën. Karim Benzema ka qenë i jashtëzakonshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat