Xherdan Shaqiri dhuron spektakël

Futboll

Xherdan Shaqiri dhuron spektakël

Më: 24 mars 2022 Në ora: 20:03
Xherdan Shaqiri dhuron spektakël në stërvitje

Xherdan Shaqiri dhuron spektakël në stërvitje!

Futbolli është një sport që kërkon shumë zgjuarsi dhe kombinim të teknikës e imagjinatës.

Janë shumë lëvizje në këtë sport, që janë bërë popullore prej vitesh tashmë. Ndër to mund të përmendim roveshatën, apo “no look pass”. Pikërisht tek kjo e fundit do të ndalemi.

“No look pass” është një lëvizje mjaft

e bukur në futboll, ku lojtari sheh në një anë dhe e pason topin në anën tjetër me qëllim që të hutojë kundërshtarin. Këtë e kanë bërë shpesh lojtarë të mëdhenj si Ronaldo e Ronaldinjo, ku pikërisht ky i fundit është njohur si mjeshtër i lojës së bukur.

Megjithatë ata nuk janë të vetmit që mund ta bëjnë pasi edhe Xherdan Shaqiri nuk ngelet prapa në këtë aspekt.

Futbollisti është grumbulluar me kombëtaren e Zvicrës dhe ka postuar një foto në faqen e tij në Instagram duke bërë këtë lëvizje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat