Ademi ndërron mjedis

Futboll

Ademi ndërron mjedis

Më: 25 mars 2022 Në ora: 12:13
Ademi ndërron mjedis

Sulmuesi shqiptar i rritur në Finland, Albion Ademi, është huazuar në skuadrën e FC Lahti deri në fund të këtij sezoni.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi finlandez me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “BOOOOOM! Albion Ademi në huazim te FC Lahti.

Albion Ademi do të transferohet nga Djurgardsen në ligën Suedeze drejt FC Lahti me huazim deri në fund të sezonit. Ju mund ta shihni Ademin në fushë sot ku FC Lahti do të presë Akademi Rejs Park”.

Ademi ka lindur në Prishtinë dhe është rritur në Finlandë, por zgjedhja e tij ka qenë për të përfaqësuar Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat