Kur luhet Portugalia - Maqedonia e Veriut?

Futboll

Kur luhet Portugalia - Maqedonia e Veriut?

Më: 25 mars 2022 Në ora: 12:47
Kur luhet Portugalia - Maqedonia e Veriut?

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut pas suksesit historik dhe triumfit ndaj kampionit të Evropës, Italisë me 1-0, në kuadër të gjysmëfinales së fazës kualifikuese për Botërorin 2022, sot (e premte) në orën 17:25 zbarkon në Shkup nga Palermo, ku përgatiten për finalen, në rrugën e Katarit kundër Portugalisë.

Stërvitjet në kompleksin e FFM-së vazhdojnë edhe nesër, ndërsa ekspedita e Maqedonisë, të dielën në mbrëmje do të niset drejt Portugalisë.

Ndeshja me Portugalinë, finalja në rrugën drejt Botërorit “Katar 2022”, do të zhvillohet në stadiumin “Dragao” të Portos, më 29 mars me fillim në orën 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat