Ndeshje e fortë mes Kosovës e Sllovenisë, kështu përfundon 

Futboll

Ndeshje e fortë mes Kosovës e Sllovenisë, kështu përfundon 

Nga: K.G. Më: 25 mars 2022 Në ora: 18:53
Pamje nga ndeshja

Sllovenia U-21 importon një pikë nga stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kombëtarja e Kosovës U-21 me gjithë angazhimin deri në fund, nuk ia doli të ndal më shumë se një pikë, duke u nda baras (0:0) me Slloveninë U-21, në ndeshjen e xhiros së shtatë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U-21.

Trajneri Albert Bunjaki udhëhoqi djelmoshat tanë në përballjen me sllovenët.  

Image

Ndeshje e fortë mes dy kombëtareve pro që sulmuesit nuk e patën mbrëmjen e tyre qoftë të Kosova qoftë të Sllovenia.

Për Kosovën është barazimi i parë pas dy fitoreve  e dy e tri humbjeve, ndërsa Sllovenia ka dy fitore, tre barazime e dy humbje. 

Image

Kosovës iu mohua një penallti pas lojës me dorë në zonë të një mbrojtësi të Sllovenisë.

Në Grupin G, Republika e Çekisë kryeson me 16 pikë, pasojnë Anglia me 10 (tri ndeshje me pak), Sllovenia 9, Shqipëria 8 (një ndeshje me pak), Kosova 7 (një ndeshje me pak) dhe Andorra 0 pikë (dy ndeshje me pak).

Kosova U-21 Sllovenia U-21 0:0

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kartona të verdhë: Zeqiri, Veliu - Begiq, Zugelj e Markus.

Kosova U-21: Nreca-Bisinger, Hoti, Kurtulus, Zymberi, Sadriu, E. Krasniqi (Hoti 89’), Pajaziti (Zyba 54’), K. Krasniqi, P. Sejdiu (Zeqiri 54’), Marleku (Tajiri 70’) dhe Veliu (A. Sejdiu 89’).

Sllovenia: Ileniq, Zec, Stojinoviq, Spanring, Zabukovnik, Vesner, Tiçiq, Markus, Zugelj (Prelec 65’), Bosilj (Kolobariç 64’) dhe Matko (Begiq (80’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat