Cafu: Nuk mund të harrojmë presionin e jashtëzakonshëm

Futboll

Cafu: Nuk mund të harrojmë presionin e jashtëzakonshëm

Më: 26 mars 2022 Në ora: 11:21
Cafu: Nuk mund të harrojmë presionin e jashtëzakonshëm

Në një intervistë për gazetën “Le Parisien”, Cafu, ish-lojtari brazilian i cili bëri karrierë te Roma dhe Milani, foli për Neymar në lidhje me ambiciet e tij në të ardhmen.

“Më duket e turpshme të gjej Neymarin në këtë gjendje shpirtërore, por unë ende besoj se ai mund të bëhet fituesi i Topit të Artë në të ardhmen. Për mua mbetet një nga tre lojtarët më të mirë në botë.

Nuk mund të harrojmë presionin e jashtëzakonshëm që ka pasur mbi supet e tij që në moshë shumë të re.

Largimi i tij nga PSG?

Është shumë e lehtë të ndodhë, por nëse ka kontrata , ato duhen respektuar”, u shpreh legjenda braziliane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat