Alba Morina reagon ashpër: Është e turpshme të shpifet deri në këtë nivel!

Futboll

Alba Morina reagon ashpër: Është e turpshme të shpifet deri në këtë nivel!

Nga: K.G. Më: 26 mars 2022 Në ora: 11:53
Alba Morina reagon ashpër: Është e turpshme të shpifet deri në këtë nivel!

Alba Morina, shefe e marketingut në Federatën e Futbolli të Kosovës, ka reaguar ashpër për faktin se iu është lakuar emri i saj, kinse u konfrontua me kolegen e saj, Maki Bajrami. 

Alba tha se me askënd nuk është përleshur dhe është e tronditur me shpifjet e ulëta.

“Është e turpshme t’shpifet deri në këtë nivel!

1. Unë, asnjëherë në jetën time nuk kam pas përleshje fizike me as edhe një njeri, e as me kolegen time! 

2. Teksa ndeshja Kosova-Gjermania u17 ka qene duke u zhvilluar në Prishtinë, unë dhe një pjesë e ekipit kemi qene fizikisht në Podujevë, duke punuar në një tjetër ndeshje, Slloveni - Austri. Të bashkangjitura i keni edhe fotografitë me orë e ditë! Dëshmi për t’ua demaskuar trillimet! 

3. Gjuajtjet me karrige si duket ju shkojnë shumë për shtati nivelit tuaj shpifës, sepse një kreativitet i tillë s’më kishte shuar në mend ndonjëherë! 

Nuk e kam zakon të reagoj në të pavërteta si puna e “… e ka zyrën e madhe vet” sepse të gjithë ata qe na vizitojnë për punë e dinë qe jemi 3 persona që ndajmë një hapësirë!

Por ama, ne kësi ore e kam me borxh ta shkruaj këtë reagim sepse ma keni shqetësu familjen e shoqërinë! 
Në vlugun e punëve tona, shpifjet e tilla kanë për qëllim vetëm destabilizimin, keqinformimin, shpifjen e tërheqjen e vëmendjës nga punët e mira!

Hajde informoni pak cili është roli i gruas në futboll? Sa vajza jemi të përfshira në organizimet e ndeshjeve ndërkombëtare? Cila është hapësira që na është krijuar? Çka saktësisht ne punojmë?!

Apo këto përgjigje ju prodhojnë lajme të ndritura që nuk ju shkojnë për shtati!

Turpi e gënjeshtra s’paska kufi…!”, reagon Morina në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat