Eriksen: I lumtur që jam ende futbollist

Futboll

Eriksen: I lumtur që jam ende futbollist

Më: 27 mars 2022 Në ora: 11:17
Eriksen: I lumtur që jam ende futbollist

Christian Eriksen u rikthye me gol në kombëtare. Nëntë muaj pasi pësoi një arrest kardiak në takimin e Euro 2020 kundër Finlandës, fantazisti danez veshi përsëri fanellën e kombëtares nordike.

30-vjeçari u fut në fushë në fillimin e pjesës së dytë në takimin Holandë-Danimarkë (4-2). Një moment i bukur, teksa nuk munguan duartrokitjet e stadiumit dhe të Louis Van Gaal, trajnerit të Holandës.

Rezultati ishte 3-1 për vendasit dhe lojtarit të Brentfordit i mjaftuan dy minuta për të tundur rrjetën kundërshtare. Eriksen mori një asist nga Skov Olsen dhe gjeti trekëndëshin e portës me një të djathtë potente dhe të saktë.

Gëzim dhe çlirim i madh për mesfushorin ofensiv, i cili u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes në një mbrëmje speciale për të. “Jam i lumtur të tregoj se mund të jem ende futbollist, e prisja me padurim.

Natyrisht që situata ishte e veçantë, por objektivi im i vetëm ishte të luaja sërish futboll dhe është bukur që mund ta bëj këtë, veçanërisht në Amsterdam ku kalova vite të mrekullueshme.

Kur flasin për mua më vijnë në mendje fotot dhe artikujt për atë që ndodhi. Kjo do të mbetet me mua, por vetëm nëse me kalimin e kohës do të flasim gjithnjë e më shumë për lojtarin dhe jo për djalin që ka munguar për disa minuta në Europian”, theksoi Eriksen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat