Enrique: Pse “shpërtheva” te goli i Olmos

Futboll

Enrique: Pse “shpërtheva” te goli i Olmos

Më: 27 mars 2022 Në ora: 12:22
Enrique: Pse “shpërtheva” te goli i Olmos

Spanja fitoi 2-1 miqësoren ndaj Shqipërisë, me të tre golat që u realizuan në çerekorëshin e fundit të takimit të luajtur në Barcelonë. Dani Olmo i dhuroi fitoren kombëtares iberike me një gol shumë të bukur të shënuar në minutën e fundit të takimit.

Luis Enrique e festoi gjatë golin e mesfushorit të Leipzigut, teksa vlerësoi kuqezinjtë e Edi Rejës. “I kishim paralajmëruar lojtarët për vështirësinë e ndeshjes, ata ishin të vetëdijshëm për forcën e ekipit kundërshtar.

Vuajtëm në pjesën e parë, sepse lëvizjet e lojtarëve të mi nuk ishin të sakta, ata hasën vështirësi në kontrollin e situatës. Pjesa e dytë shkoi më mirë, pasi ia dolëm të krijojmë raste për gol.

Festa te goli i dytë? Do të më kishte ardhur shumë keq nëse nuk do të fitonim në atë atmosferë të shkëlqyer që u krijua. Si futbollist dhe trajner, unë nuk mbaj mend një ndeshje ku tifozët ishin kaq të zjarrtë.

Është e pamundur të qëndrosh edhe 18 vite pa ardhur për të luajtur në Barcelonë”, deklaroi 51-vjeçari nga Gijoni në lidhje me atmosferën e bukur që u krijua në “RCDE Stadium”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat