Të enjten shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Futboll

Të enjten shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Më: 29 mars 2022 Në ora: 11:13
Të enjten shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Komisioni i Garave ka vendosur që shorti për gjysmëfinale të Kupës së Kosovës të mbahet të enjten (më 31 mars).

Tërheqja e shortit bëhet në selinë e FFK-së, në orën 13:00.

Në këtë rreth të garave marrin pjesë katër skuadra: Drita, Prishtina, Llapi dhe Ramiz Sadiku.

Padyshim se pritet të zhvillohen ndeshje interesante në gjysmëfinale.

Ramiz Sadiku është skuadra e vetme nga Liga e Parë që ka arritur deri në këtë rreth të garave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat