Kërkon dy milionerët e dështuar

Futboll

Kërkon dy milionerët e dështuar

Më: 29 mars 2022 Në ora: 17:44
Kërkon dy milionerët e dështuar

Paolo Maldini lëviz për të mbajtur Brahim Diaz te Milani. Gazeta spanjolle “AS” shkruan se drejtori i zonës teknike kuqezi po planifikon një takim me kolegët e Real Madridit për të diskutuar qëndrimin e mesfushorit-sulmues spanjoll te “Djalli” përtej vitit 2023.

Diaz, në fakt është në huazim 2-vjeçar te kuqezinjtë, sipas marrëveshjes së re me Realin, të nënshkruar verën e kaluar.

Klubi i Maldinit ka mundësinë që ta blejë lojtarin vitin e ardhshëm për 22 milionë euro, por synohet të marrë një zbritje nga “Los Blancos”.

Nga ana e tyre, në Madrid reflektojnë për mundësinë që të mos e humbasin Brahim Diaz dhe mbi të gjitha, aktualisht nuk ka asnjë dëshirë për t’i bërë zbritje Milanit.

Përveç kësaj, sipas “AS”, Maldini do të përfitojë nga takimi me Realin për të folur edhe për Luka Jovic dhe Eden Hazard, të cilët nuk do të jenë më pjesë e planeve të klubit spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat