Pavarësisht se bëri histori, Scaloni i pakënaqur me barazimin e Argjentinës

Futboll

Pavarësisht se bëri histori, Scaloni i pakënaqur me barazimin e Argjentinës

Më: 30 mars 2022 Në ora: 09:53
Lionel Scaloni

Pavarësisht faktit se bëri histori në barazimin 1:1 të Argjentinës kundër Ekuadorit, trajneri Lionel Scaloni ishte i pakënaqur që i ndanë pikët në shtëpi.

Dukej se ndeshja do të përfundonte me fitore të Argjentinës dhe me portë të paprekur, pas golit të Julian Alvarez në pjesën e parë, por në fund të ndeshjes ndryshoi çdo gjë.

VAR-i vendosi që një goditje me kokë në minutën e 90’ e kishte goditur në dorë një mbrojtës argjentinas, ku më pas sulmuesi Enner Valencia dështoi nga pika e bardhë, ndërsa shënoi nga rikthimi i topit për ta barazuar rezultatin në 1:1.

Ndërkaq, Scaloni, i cili u ndëshkua me karton të verdhë shkaku i protestave, ishte më shumë i fokusuar në vështirësinë e kualifikimit drejt Botërorit “Katar 2022”.

“Dy datat e fundit kundër Venezuelës dhe Ekuadorit ishin tejet të vështira për ne. Mes suspendimeve, lëndimeve dje lojtarëve të cilët arritën vonë, ne duhej ta përkrahnim njëri tjetrin dhe e vlerësoj këtë gjë shumë”, tha Scaloni.

“Ata janë kundërshtarë të vështirë, nganjëherë njerëzit nuk e kuptojnë se sa të fortë janë. Isha duke folur me lojtarët nga gupmoshat U20 të cilët erdhën për ta shikuar ndeshjen, dhe nuk mund ta kuptonin shkallën e rëndësisë që këto ndeshje kanë”, shtoi më tej trajneri i Argjentinës.

Me barazimin 1:1 kundër Ekuadorit, Argjentina tani ka 31 ndeshje të zhvilluara pa humbje, ku humbja e fundit daton në vitin 2019 në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat