Xhaka: Ju jam jashtëzakonisht mirënjohës të gjithëve

Futboll

Xhaka: Ju jam jashtëzakonisht mirënjohës të gjithëve

Më: 30 mars 2022 Në ora: 11:44
Xhaka: Ju jam jashtëzakonisht mirënjohës të gjithëve

Mesfushori Granit Xhaka ka falënderuar të gjithë pas paraqitjes së 100-të me kombëtaren e Zvicrës.

Xhaka e zhvilloi ndeshjen e 100-të me Zvicrën ndaj Kosovës mbrëmë (e martë).

Zvicra dhe Kosova mbetën baras me rezultat 1-1.

Arritja e madhe e 100-të ndeshje me Zvicrën ka bërë që ylli i Arsenalit të ndihet mirënjohës, kur përmes një postimi në “Instagram” ka falënderuar të gjithë.

“Është një ndjenjë e pabesueshme të përfaqësosh Zvicrën për herë të 100-të.

Ky vend i mrekullueshëm ka bërë shumë për veten dhe familjen time - dhe unë gjithmonë përpiqem të shpërblej mirëpritjen e ngrohtë që na është bërë duke dhënë gjithçka time absolute kur jam në fushëë

Ka shumë trajnerë, bashkëlojtarë, tifozë dhe sigurisht anëtarë të familjes që më kanë ndihmuar shumë gjatë rrugës. Ju jam jashtëzakonisht mirënjohës të gjithëve.

Dhe mezi pres për të ardhmen dhe atë që na pret si ekip. Jemi në një rrugë vërtet të mirë dhe do të vazhdojmë të japim gjithçka çdo ditë që jemi bashkë sepse kemi shumë kujtime të veçanta për të krijuar”, ka shkuar mesfushori kosovar”, ka shkruar Xhaka në “Instagram”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat