Visar Musliu, më i miri në Palermo dhe në Porto

Futboll

Visar Musliu, më i miri në Palermo dhe në Porto

Më: 30 mars 2022 Në ora: 11:55
Visar Musliu, më i miri në Palermo dhe në Porto

Mbrojtja e Maqedonisë ishte perfekte në Palermo në stadiumin “Renzo Barbera”, pesë ditë më pare dhe sulmuesit italianë nuk e arritën që të gjejnë rrugën deri te rrjeta e Stole Dimitrievskit. Ndryshe nga ajo ndeshje, e dyta në “Dragao” solli dy gola në rrjetën e Maqedonisë me autor Bruno Fernandez.

Në mesin e të gjithë lojtarëve të kombëtares së Maqedonisë që bie në sy është performanca e Visar Musliut. Në dy ndeshjet e fundit ai merr notat më të lartë mes shokëve të tij.

Ai luajti nëntëdhjetë minuta kundër italianëve dhe së bashku me Stefan Ristovskin dhe Darko Velkovskin pati më së shumti pasime në ekipin tonë. Ai pastroi nëntë herë zonën e penalltisë, pesë herë bllokoi kundërshtarin dhe kishte katër sulme të ndërprera.

Në finalen e play-off-it, ai përsëri u dallua në vijën e mbrojtjes me pesë gjuajtje nga zona e rrezikut dhe po aq duele me lojtarët kundërshtarë.

Ecuria në Kampionatin Evropian dhe kualifikimet më të suksesshme të Botërorit janë fillimi i diçka e veçantë për këtë brez të ri të futbollistëve të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat