City bën gjest human, refugjatit ukrainas i lejohet stërvitja me klubin

Futboll

City bën gjest human, refugjatit ukrainas i lejohet stërvitja me klubin

Më: 31 mars 2022 Në ora: 22:18
City

Kampionit anglez Manchester City i është aprovuar nga Premier Liga që të lejojë refugjatin ukrainas Andrii Kravchuk të stërvitet me klubin.

Kjo lëvizje është bërë me intervenimin e mbrojtësit të Cityt dhe Kombëtares së Ukrainës, Oleksandr Zinchenko, përcjell KosovaPress.

Në të kaluarën, në fillimet e karrierës si futbollistë të rinj, Zinchenko dhe Kravchuk kanë luajtur së bashku te skuadra ukrainase Shakhtar Donetsk.

Kravchuk ishte në kampin stërvitës në Turqi me klubin e tij rus Torpedo Moscow kur filloi pushtimi i Rusisë në shtetin e Ukrainës.

Mesfushori 23 vjeçar tani ka shkëputur kontratën e tij dhe ka fluturuar drejt Manchesterit, aty ku do të stërvitet me skuadrën e grupmoshave U23 të Cityt për pjesën e mbetur të sezonit.

“Ndjehesha tejet i parehatshëm. Isha duke luajtur në një shtet që filloi pushtimin në atdheun tim. Të largohesh nga klubi ishte vendimi i vetëm. Populli ukrainas nuk do më kuptonte mua nëse do të vazhdoja të luaja në Rusi”, tha Kravchuk.

Ndërkaq, Kravchuk tregoi që pavarësisht muajve të fundit që ishin tejet të vështirë, ai është tejet i lumtur që i është lejuar të stërvitet me Manchester Cityn dhe t’i rikthehet fushave të gjelbra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat