Po shkëlqen me Aston Villën

Futboll

Po shkëlqen me Aston Villën

Më: 1 prill 2022 Në ora: 11:10
Po shkëlqen me Aston Villën

Filipe Kutinjo la Barcelonën për t’u transferuar në formë huazimi tek Aston Vila dhe rikthimi i tij në Premier ka rezultuar mjaft i suksesshëm.

Ai ka gjetur veten dhe është gati të qëndrojë në Angli, duke i bërë në njëfarë mënyre favor Barcelonës.

Klubi katalanas ka vendosur një klauzolë prej 40 milionë eurosh për Kutinjon dhe klubet e Premier Ligës janë vendosur në garë për të.

Aktualisht ai aktivizohet me Aston Vilën dhe trajneri i saj Stivën Xherard ka urdhëruar klubin të paguajë klauzolën 40 milionëshe.

Por klubi nga Birmingemi nuk është i vetmi, pasi në garë janë dhe Arsenali e Njukasëlli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat