Thaçi: Me pak fat kemi mundur ta fitonim

Futboll

Thaçi: Me pak fat kemi mundur ta fitonim

Më: 1 prill 2022 Në ora: 17:40
Thaçi: Me pak fat kemi mundur ta fitonim

Sot u zhvillua ndeshja hapëse e xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll. 

Dukagjini barazoi pa gola me Malishevën në duelin e zhvilluar në Klinë.

Të dy skuadrat po synojnë të sigurojnë mbijetesën, teksa trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi është shprehur i kënaqur me barazimin.

Madje, Thaçi tha se me pak fat skuadra e tij do të mund të merrte pikët e plota në këtë takim.

“Me pak fat kemi mundur ta fitonim ndeshjen. Humbja në këtë ndeshje na kishte sjell në vështirës të mëdha. Është mirë që me kundërshtar të tillë të arrijmë të paktën barazim.

Shpresoj që ndeshjen e ardhshme me më pak fat do të arrijmë të fitojmë. Ndërhyrja jashtë zone mendoj që ishte karton i kuq i portierit kundërshtar. Në këto kushte lojtarët e mijë e dhanë maksimumin”, deklaroi Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat