Selektori kroat: Dëshira ime e vetme ka qenë që t’i shmangemi vetëm Francës

Futboll

Selektori kroat: Dëshira ime e vetme ka qenë që t’i shmangemi vetëm Francës

Më: 1 prill 2022 Në ora: 23:41
Selektori kroat: Dëshira ime e vetme ka qenë që t’i shmangemi vetëm Francës

Selektori i Kombëtares së Kroacisë, Zlatko Daliq, beson se me skuadrën e tij do ta kalojnë fazën e grupeve në Botërorin “Katari 2022”. Kroatët do të luajnë në grup me Belgjikën, Marokun dhe Kanadanë.

Trajneri kroat ka deklaruar se synim i Kroacisë nuk është kalimi i grupit, por objektivi është më I madh.

“Jam i kënaqur me shortin. Nuk ka grup të lehtë në Botëror sepse atje marrin pjesë shtetet më të forta të kualifikuara përmes garave.

Nëse i shikojmë kundërshtarët, atëherë mendoj se jemi të gatshëm të ballafaqohemi me ta. Sigurisht se do ta kërkojmë kalimin nga faza e grupeve, kjo nuk diskutohet”, ka thënë Daliq.

“Ne nuk do ta nënçmojmë asnjë skuadër. Do të shkojmë ndeshje pas ndeshje për të shkuar sa më lartë. Dëshira ime e vetme ka qenë që t’i shmangemi vetëm Francës, me të cilën kemi luajtur shumë kohëve të fundit”, ka deklaruar Daliq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat