Reja bën parashimin e sfidës Atalanta - Napoli

Futboll

Reja bën parashimin e sfidës Atalanta - Napoli

Më: 2 prill 2022 Në ora: 12:25
Reja bën parashimin e sfidës Atalanta - Napoli

“Napolin e kam pasur gjithmonë në zemër, më ka dhënë emocione fantastike, kam jetuar vite të mrekullueshme atje. Eksperiencë shumë të mirë kam pasur edhe me Atalantën”.

Kush më mirë se një ish i dyfishtë si Edy Reja mund ta prognozojë një sfidë magjepsëse si ajo mes Atalantës dhe Napolit? Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, i konsultuar nga “Il Mattino”, dha këto konsiderata për ndeshjen e “Gewiss”:

“Atalanta luan një ndeshje vendimtare nëse dëshiron të ketë një minimum shprese për të arritur në top 4, për kualifikim në Champions League. Në këtë ndeshje nuk mund të bëjë asnjë gabim. Edhe Napoli nuk mund të gabojë nga pikëpamja e luftës për titullin”.

Edy Reja u përqendrua edhe në luftën e titullin, “Napoli e ngadalësoi ritmin, por mund të rivalizojë deri në fund me kuqezinjtë, Interin dhe Juventusin.

Unë mendoj se bardhezinjtë janë ende në garë, duke pasur parasysh se skuadrat para tyre mund të frenohen sërish, siç ka ndodhur tashmë, dhe se do të kenë një ndeshje të drejtpërdrejtë kundër Interit. Duke fituar këtë fundjavë ndaj zikaltërve, Juventusi do t’i rrisë shanset e veta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat