Rasti i parë me “Covid 19” në La Liga në vitin 2022

Futboll

Rasti i parë me “Covid 19” në La Liga në vitin 2022

Më: 2 prill 2022 Në ora: 18:36
Rasti i parë me “Covid 19” në La Liga në vitin 2022

Rasti i parë me “Covid 19” në La Liga në vitin 2022!

Para një prej ndeshjeve më të rëndësishme të Barcelonës në këtë sezon, kundër Seviljës, skuadar katalanase u gjendën në telashe, pasi që Luk de Jong është pozitiv me “Covid-19”, informacion që klubi ka konfirmuar në kanalet e tij zyrtare.

Pas testit pozitiv për De Jong, testimi është bërë nga lojtarë të tjerë të Barcelonës që kanë qenë në kontakt me sulmuesin holandez dhe fatmirësisht kanë marrë rezultate negative.

Luk de Jong po ndihet mirë, por do të duhet të jetë në izolim për pesë ditë, ndaj është vënë në pikëpyetje edhe performanca e tij në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës Europa të enjten, kur Barcelona në Frankfurt do të vizitojë Aintrahtin. Ky është rasti i parë i një futbollisti të infektuar në Primera spanjolle në vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat